Categories Lajme

Kapet me snajper ish polici/ Iku nga RENEA 6 muaj më parë, dyshime se punonte për grupe kriminale

Ky është 39-vjeçari Remal Rada i cili ka shërbyer për më shumë se 13 vite në repartin special të forcave Renea nga ku u shkëput vetëm disa muaj më parë.

Mbrëmjen e së hënës ish oficeri i policisë së bashku me shokun e tij Elton Hidhi, i dënuar më parë për vjedhje, u vunë në pranga pasi u kapën duke lëvizur në kryeqytet me një arsenal armësh.

Në rrugë operative policia mori informacion se në zonën e Saukut tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit brenda një mjeti po qarkullonin persona të armatosur.

Forcat e Komisariarit nr.1 dhe ato Shqiponja ushtruan kontroll në mjetin e ish oficerit të Reneas, ku zbuluan një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e të arrestuarve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet e sekuestruara se bashku me aparatet celulare të të arrestuarve u dërguan në laboratorin shkencor për t’u analizuar. Ish oficeri dhe miku i tij nuk kanë folur para uniformave blu mbi arsyen pse dispononin armë zjarri dhe pajisje të tjera.

Policia ka dyshime se ish oficeri mund të jetë i përfshirë në grupe kriminale duke kryer vepra penale me pagesë.

Zbërthimi i celularit të tij por edhe analizimi i gjithA provave mund t’i japë dritë jeshile thellimit të hetimit dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME