Categories Lajme

Lija e majmunëve, eksperti: Kush ka shenjën në krah dhe ka lindur para viteve 80 kanë imunitet

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, në një intervistë për Fax News ka folur në lidhje me rritjen e rasteve Covid në vendin tonë, dhe rrezikun që shfaqet nga lija e majmunit. Dasho tha se rritja e infektimeve nga Covid nuk është një fenomen vetëm shqiptar, ndërsa sa i takon lisë së majmunëve, eksperti tha se nuk ka vend për panik.

“Rritja e rasteve të Covid konstatohet në të gjitha vendet e Europës, në Gjermani ku unë jetoj ka po ashtu raste në rritje. Situata e shtrimeve dhe humbjes së jetës janë në nivele jo shqetësuese, kjo ndodh sepse një pjesë e mirë e qytetarëve kanë fituar imunitet. E vetmja masë në Gjermani është mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura.

Jam çuditur me vendimin e OKB për ta shpallur linë e majmunit në epidemi, ka 17 mijë raste, dhe 5 vdekje, ndoshta kjo e ka shtyrë OKB për të marrë vendimin. Është duke u përhapur jashtë zonave endemike, duke gjykuar nga numri i infektimeve dhe i jetëve të humbura, deri tani nuk mund të flitet për krahasim me Covid 19.

Ata që kanë lindur përpara viteve 80 janë të vaksinuar për linë e majmunëve. Nuk duket se lija e majmunëve nuk përbën rrezik as për Shqipërinë dhe as për vendet e tjera të botës. Popullata nën moshën 40 vjeç është e pavaksinuar, nuk ka imunitet në raport me linë e majmuneve, fëmijët nën 10 vjeç janë më të ekspozuar.

SHBA e kanë nisur vaksinimin e këtyre moshave, vendet e BE janë duke e konsideruar marrjen e një vendimi të ngjashëm. Lija vetë si sëmundje është zhdukur , ama shumë vende po e rikthejnë vaksinimin, për të dhënë efekt edhe për linë e majmunëve. Vaksina ëe lisë është ajo që lë shenjë në krah”, tha Dasho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME