Categories Lajme

Kapet në Spanjë shqiptari i rrezikshëm

Policia e Katalonjës “Mossos de esquadra” në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë arrestuar shqiptarin e shumë kërkuar Florenc Nishku, autori i vrasjes së Spino Binjakut.

Autoritetet italiane informojnë se pas 11 vitesh i shpallur në kërkim është arrestuar në Spanjë shqiptari 38 vjecar Florenc Nishku.

Ai konsiderohet një kriminel i rrezikshëm e është dënuar nga drejtësia italiane me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së shqiptarit Spiro Binjaku.

Krimi është kryer më shtator të 2007 në komunën Botticino Sera në provincën e Breshias e për motive të lidhura me trafikun e prostitucionit.

Viktima 25 vjeçare Spiro Binjaku u godit me thikë në trup e ndërroi jetën në spital pas 2 ditësh agonie, shkruan OraNews.

Sipas autoriteteve italiane dy shqiptarët merreshin me trafikun e prostitucionit e sherri mes tyre ka lindur për shkak të kontrollit të territorit të vajzave që i nxirrnin të punonin si prostituta në rrugë.

Pak ditë para vrasjes ata janë grindur dhunshëm me njëri-tjetrin.

Emri i viktimës (Spiro Binajku) është përmendur nga mediat shqiptare në ngjarjen e shuarjes së familjes Mahmuti në Elbasan pas vrasjeve të 3 anëtarëve të kësaj familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME