Categories Lajme

Kapet një sasi lënde narkotike prej 75 kilogram, ja kush është fieraku

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka kapur një sasi lënde narkotike prej 75 kilogram lënde narkotike CanabisSativa në hyrje të qytetit të Sarandës . Lënda ka qënë në bagazhin e një automjeti tip Mercedes Benz me targa të huaja .

Pas verifikimeve të kryera nga gjurmët e gishtave të gjetura në timon , ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ka qënë 40 vjeçari Ermal Hysi nga qyteti i Fierit .

Ai ka arritur ti shpëtoj edhe njëherë kapjes nga forcat e rendit duke u zhdukur në errësirë ,ndoshta i ndihmuar dhe nga bashkëpunëtorë të tjerë.

Policia ka nisur kontrollet në të gjithë zonën por nuk ka arritur dot ta kapin. Ai është klasifikuar si një prej kriminelëve më të rrezikshëm për sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se emri i 40 vjeçarit është përfolur në çështje të ndryshme që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike, kjo dhe për faktin se ka arritur që të shpëtojë gjithmonë pa u arrestuar, ashtu si në rastin e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME