Categories Lajme

Kapet vlonjati, ishte kthyer në makth për qytetarët e kryeqytetit

54-vjeçari me banim në Vlorë  eshte kapur nga policia e Tiranës i cili kishte kryer një numër të konsiderueshëm të vjedhjes së portofolave në kryeqytet. Pas një hetimi disa mujor blutë e kryeqyteti arritën të identifikonin “xhepistin”, shtetasin me iniciale Gj. S., si dhe të dokumentonin 4 grabitje të ndodhura prej tij në një periudhë të shkurtër kohe.

Sipas policisë 54-vjeçari më datë 24.08.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases A. S. Më datë 29.07.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases M. M. Më datë 05.06.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. G. Më datë 08.03.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. B.

Njoftimi i plotë i policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë nr. 2, operacioni policor i koduar “Portofolat”.

Kapet dhe ndalohet një 54-vjeçar me precedent penal të mëparshëm, i dënuar katër herë për vjedhje. Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve me forcë të portofolave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si rezultat i punës hetimore dhe profesionale, siguruan prova ligjore për autorësinë e disa vjedhjeve me forcë të portofolave.

Bazur mbi provat e siguruara dhe lokalizimit të vendndodhjes së autorit të dyshuar, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Portofolat”, në kudër të të cilit u kap dhe u ndalua  shtetasi Gj. S., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar  4 herë më parë për veprën penale “Vjedhja”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjeve të disa portofolave konkretisht:

Më datë 24.08.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases A. S. Më datë 29.07.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases M. M. Më datë 05.06.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. G. Më datë 08.03.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. B. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME