Categories Teknologji

Kaq para i fitoi Apple falë pandemisë

Kompania amerikane ka rritur shitjet dhe fitimet në vlera deri tani të papara – pavarësisht krizës së koronavirusit. Apple i ka tejkaluar vlerat milionëshe të xhiros së sipërmarrjes. Për sa i përket shitjeve, Apple ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 100 miliardë dollarë në një tremujor – e kjo madje bindshëm. Më parë, vetëm gjigandi i supermarketeve Walmart dhe kompania e naftës Exxon Mobil kanë pasur suksese të ngjashme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me saktësisht 111,44 miliardë dollarë, shitjet e Apple janë rritur në tremujorin e fundit me 21 përqind, krahasuar me një vit më parë. Këto shitje më së shumti janë rritur në kohën e Krishtlindjeve, njoftoi koncerni. Fitimi u Apple është rritur me 29 përqind dhe ka arritur vlerën e 28,7 miliardë dollarë – që gjithashtu është rekord i këtij koncerni amerikan.

Përfitime prej pandemisë së koronavirusit Pajisjet e Apple janë shitur më shumë në të gjithë botën. Duket se ndalimi apo kufizimi i lëvizjeve ka ndikuar dukshëm në rritjen e shitjes së pajisjeve të këtij koncerni. Apple ka përfituar edhe nga vendimet e shumë sipërmarrjeve, të cilat kanë kërkuar që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

IPhone 12 me aftësi 5G dhe një përzgjedhje më e madhe e modeleve të tjera të Apple ka tërhequr shumë klientë, por janë shitur shumë edhe kompjuterët Mac dhe iPad. Rritjes dhe fitimeve u kanë kontribuar shumë edhe shërbimet e ofruara përmes internetit.

Në nëntor kompania nga Silicon Valley promovooi laptopin e saj të parë me çip të vetin dhe në këtë mënyrë vulosi largimin e saj nga partneri i kahershëm Intel. Megjithatë ngjashëm me industrinë e automjeteve ose dhe Microsoft, edhe Apple ka pasur kohët e fundit pengesa në ofrimin e prodhimeve të veta për shkak të pandemisë Corona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME