Categories Lajme

Karamuço: Të rinjtë po përdorin drogë edhe brenda shkollave

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço shprehu shqetësimin e përdorimit të drogës në shkolla.

I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” me ish ministrin e Rendit, Bajram Yzeiri dhe ish kryeprokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj, profesori tha se të rinjtë po përdorin drogë edhe brenda shkollave.

“Po shtohet një problem i madh për drogën nëpër shkolla. Jo vetëm jashtë gardhit të shkollës por kanë filluar disa shkolla të mesme, që gjatë orëve të mësimit, po mbyllin edhe dyert e tualeteve sepse janë një mjedis i fshehur ku të rinjtë po përdorin droga brenda ambienteve arsimore.

Oficeri i sigurisë, policia e të gjitha këto marrin masat e tyre por duhet edhe roli i prindit dhe të gjithë shoqërisë.”, tha Karamuço. Ndërkohë, ish kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj theksoi se parandalimi mund të bëhet duke nisur nga kulturimi shoqëror dhe fushatat sensibilizuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME