Categories Kuriozitete

Karantina pastron ujin e liqenit, del në pah “thesari” i krishterë

Një nga pak benefitet e pakta që solli vendosja e karantinës ka qenë impakti që pati në natyrë. Ndalimi i qarkullimit të makinave dhe industrive bëri që ajri dhe uji të pastroheshin në mënyrë të kosniderueshme në shumë vende të botës.

Rasti më i fundit vjen nga Turqia ku mbetjet e një bazilike të fundosur 1,600 vjeçare kanë dalë sërish në “dritë”. Pamjet e marra nga ajri tregojnë sesi nga ujërat i liqenit Iznik, që tashmë është i pastër si kristali, duken mbetjet e bazilikës nga epoka Bizantine, vetëm disa metra nën ujë.

Mbetjet në fjalë, të cilat janë zakonisht të mbuluara nga algat, u zbuluan fillimisht në vitin 2014 dhe konsiderohen si një shembull arkitekturor i krishtërimit të hershëm. Në kohën e zbulimit, Instituti Arkeologjik i Amerikës e quajti bazilikën si një nga 10 zbulimet më të mëdha të vitit. Historianët besojnë se bazilika në fjalë është ndërtuar në vitin 390 pas lindjes së Krishtit në nder të Shën Neofitos, por që më pas u fundos në liqen pas një tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME