Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është vetëkarantinuar, pas kontaktit me person që kishte dalë pozitiv me koronavirus. Ghebreyesus shkroi në llogarinë e tij në “Twitter” mbrëmjen e djeshme se nuk ka simptoma. “Unë kam qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin për frenimin e përhapjen e COVID-19. Unë do të punoj nga shtëpia”, tha ai.
Categories
Covid-19