Categories Covid-19

Trump kritikohet për deklaratën e fortë: Mjekët mbushin xhepat nga pacientët? Akuzë dashakeqe dhe e gabuar

Presidenti Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë të fortë për pandeminë e koronavirusit duke thënë se mjekët për përfitojnë të ardhura nga vdekjet që numërohen cdo ditë. Gjatë një tubimi në Micigan ditën e premte, Trump u shpreh: “Ju e dini që mjekët tanë marrin më shumë para nëse dikush vdes nga Covid,” tha Trump, duke shtuar se në Gjermani dhe vendet e tjera, vdekjet karakterizoheshin ndryshe nëse kishte disa shkaqe.

“Tek ne, kur kanë dyshime, zgjedhin Covid”, shtoi ai.

Profesionistët dhe organizatat mjekësore hodhën poshtë spekulimin e Trump dhe përgëzuan punën e infermierëve, mjekëve dhe punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor, shumë prej të cilëve kanë rrezikuar jetën e tyre dhe janë shqetësuar për shëndetin e familjeve të tyre ndërsa kujdeseshin për njerëzit që ishin të infektuar me koronavirus.

“Sugjerimi që mjekët – në mes të një krize të shëndetit publik – po shtojnë shifrat e pacientëve me Covid-19 ose po gënjejnë për të mbushur xhepat e tyre është një akuzë dashakeqe, e egër dhe plotësisht e gabuar. Në vend që të na sulmojnë dhe të lobojnë ndaj akuzave të pabazuara ndaj mjekëve, udhëheqësit tanë duhet të ndjekin shkencën dhe të nxisin respektimin e hapave të shëndetit publik duke mbajtur maskë, duke larë duart dhe duke praktikuar distancimin fizik”, tha Susan R. Bailey, presidentja e Shoqatës Amerikane të Mjekëve.Spekulimet në lidhje me numrin e lartë të vdekjeve nga koronavirusi u shfaqën që në muajin Prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME