Categories Lajme

Karburante, markete e shtëpi pushimi, qytetarët denoncojnë me shumë se 665 raste shkeljesh, Rama: Zero tolerancë

9669 qytetarë kanë shkarkuar aplikacionin ‘STOP INFORMALITETIT’ nga ku janë bërë qindra denoncime nga qytetarët për biznese të ndryshme, nisur nga karburantet, markete e deri tek shtëpitë e pushimit që marrin para qytetarëve dhe nuk janë të regjistruar.

Kryeministri Rama ka shpërndarë edhe disa nga bizneset për të cilët ka nisur verifikimi pas 665 rasteve të shkeljeve të denoncuara nga qytetarë. Sipas Ramës puna për verifikimin e denoncimeve do të vijojë me intensitet të lartë paralelisht me zbatimin e planit operacional ‘Zero Tolerancë’.

Kjo fushatë e programit ‘Stop Informaliteti’ vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet  të ndërmarrë në të gjithë vendin ku janë bllokuar pika të bizneseve ‘VIP’ pa dallim si dhe një mori subjektesh të shtrira në vijën bregdetare që zhvatnin pushuesit.

“9669 qytetarë kanë shkarkuar aplikacionin STOP INFORMALITETIT dhe puna për verifikimin 665 e rasteve të denoncuara deri tani, ka vijuar intensivisht, paralelisht me zbatimin e planit operacional #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve.

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje dhe ti nëse s’e ke bërë ende dhe jep kontributin tënd në këtë luftë, duke denoncuar çdo shfaqjen abuzimi me ligjin, në treg a në punë.

Denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua 100% i garantuar.

Faleminderit kujtdo që bëhet pjesë e kësaj përpjekje sa të vështirë, aq të domosdoshme për Shqipërinë që duam” ka shkruar Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME