Categories Lajme

Katër iranianë fitojnë Çmimin e BE-së për të Drejtat e Njeriut

Këshilli i Avokative dhe Shoqërive Ligjore të Evropës ua ka dhuruar Çmimin për të Drejtat e Njeriut katër avokatëve iranianë, të cilët tash për tash ndodhen në burg, përfshirë mbrojtësen e njohur të të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh.

Avokatja Sotoudeh ishte shpallur fituese edhe e Çmimit Sakharov për Lirinë e Mendimit në vitin 2012. Ajo u dënua me 38 vjet burgim dhe 148 goditje me kamxhik për shkak të mbrojtjes që ia kishte ofruar të burgosurve politikë, përfshirë gratë që kishin protestuar kundër Ligjit për Hixhabin.

Fitues të këtij çmimi ishin edhe Abdolfatah Soltani, avokat i respektuar dhe bashkëthemelues i Qendrës për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, i cili ndodhet në burg nga viti 2011, Mohammad Najafi, i cili është dënuar për krime të sigurisë për shkak të mbrojtjes së të burgosurve politikë, dhe Amir Salar Davudi, i cili është dënuar me 30 vjet burgim dhe 111 goditje për shkak të mbrojtjes së të burgosurve politikë.

Në emër të tyre, këtë çmim e pranoi laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, ndërsa ceremonia e dhurimit të çmimit u mbajt të premten në Bruksel.

“Për fat të keq, asnjëri prej këtyre avokatëve nuk mund të largohen nga Irani, sepse ata janë në burg, përpos Soltani-t që tash për tash ndodhet në pushim nga burgu. Për këtë arsye mora pjesë në ceremoni dhe e pranova çmimin”, tha Ebadi. Këshilli i Avokative dhe Shoqërive Ligjore të Evropës i përfaqëson avokatitë e 45 shteteve dhe një milionë avokatëve, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME