Një dietë e ekuilibruar është A-ja për një trup të shëndetshëm dhe për të ruajtur peshën tuaj në nivelet që dëshironi. Sidoqoftë, mbajtja e dietës pa disa ushqime që dëshironi të hani nuk është zgjidhja e vetme për të humbur disa kilogramë. Ka edhe sugjerime të tjera për t’u ndjekur për sa kohë që nuk e teproni me vaktet e pashëndetshme dhe me shumë kalori.
- Hani darkë të paktën 2-3 orë para se të shkoni në shtrat. Mos hani menjëherë para se të shkoni në shtrat pasi do të vuani nga fryrja e barkut.
- Mos rrini pa ngrënë për shumë orë pasi stomaku të “protestojë” fuqimisht, pasi në këtë mënyrë do t’i nnshtroheni më lehtë tundimeve të ngrënies.
- Filloni ditën me një gotë ujë të ftohtë ose një filxhan ujë të nxehtë me limon. Kjo menjëherë do të krijojë një ndjenjë të plotësisë.
- Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit parandalon humbjen e peshës. Për të kontrolluar oreksin tuaj dhe për të ndihmuar metabolizmin tuaj të funksionojë në drejtim të orës duhet të shijoni 7-8 orë gjumë çdo ditë.
