Categories Lajme

“Katër miliardë dollarë”/ Berisha zbërthen ofertën e “Gazprom”: Erdhi një mik nga Turqia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka “zbërthyer” ofertën marramendëse nga “Gazprom” për të cilën foli përpara disa ditësh jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Përballë gazetares emisionin Nisida Tufa, Berisha tha se ka qenë një mik i tij nga Turqi por me origjinë shqiptare që i ka dhënë të heqë dorë nga TAP-i pasi kishte garanci se Gazprom do të investonte 4 miliardë dollarë në termocentrale për ta shndërruar në fuqi energjetike.

Ish-lideri i Partisë Demokratike tha se e kishte refuzuar këtë ofertë dhe se personit që ia kishte ofruar i kishte thënë se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga projekt i TAP.

“Rusët përdorën të gjitha mjetet për të sabotuar TAP-in. Ne, dhe personalisht unë, bëmë gjithçka që TAP të realizohej. Mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në Shqipëri. Po të devijonte rrugë, nuk mund të ishte TAP. Donim gaz azer. Shqipëria nuk pranonte gaz rus.

Jo si Edi Rama që thotë se Rusia nuk është armiku ynë. Paralel për të sabotuar TAP u rrit një rrjet tjetër i madh shumë ITGI, rrjeti ekzistues, Itali, Greqi, Turqi, i cili funksionon sot me gaz rus. Pra, çdo përpjekje u bë që ai ITGI të ishte fitues edhe i gazit Kaspik, por në këtë rast ‘Big Brother’ ishte brenda. Dhe nuk mund të them absolutisht për këto vende, por në vendet ish-komuniste gazi rus ka krijuar elitën e miliarderëve filorusë që janë në tërësi fatkeqësia kombëtare për ato vende.

Imagjino po të ishte Edi Rama në vendin tim, si do vraponte t’u thoshte shqiptarëve se Vladimir Putin e kemi mik të shquar. 

Një mik nga Turqia me origjinë shqiptare, më vjen me propozimin që të heq dorë dhe kam garanci të plotë se një gazsjellës nga Igumenica në Vlorë e deri në Shkodër dhe se Gazprom do të investonte 4 miliardë dollarë në termocentrale për ta shndërruar në fuqi energjetike. Mikut tim i them se kam vite që merrem me këtë nga mëngjesi, unë, ekipi im, lobime të vështirë nga Norvegjia në Uashington dhe nuk mendoj kurrë të heq dorë nga ky projekt,”- u shpreh Berisha. 

Më herët, ambasada ruse ka reaguar për deklaratën e ish-kryeministrit dhe me ironi e pyeti Berishën se çfarë shume kërkoi që as vetë Gazprom nuk ia mblidhte dot. Berisha i ktheu përgjigje përmes statusit në rrjetet sociale, ku shkruante se ishte biznesmeni turk ai që i kishte dërguar fjalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME