Categories Politike

Katër shtetet ballkanike të BE kërkojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE. Ministrat e Jashtëm të këtyre 4 vendeve ballkanike gjatë një takimi zhvilluar në hapje të sesionit të punimeve të Asamblesë së OKB-së, deklaruan së mbështesin aspiratat e fqinjëve të tyre.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias  u shpreh pas takimit me homologët e tij se këto katër vende mbështesin politikat e zgjerimit të BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Kam pasur kënaqësinë e madhe sot, këtu, në zyrat e Delegacionit Grek për të pritur Ministrat e Jashtëm të tre vendeve të Ballkanit që janë anëtare të Bashkimit Evropian, përkatësisht Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Gjatë takimit tonë diskutuam perspektivën e Ballkanit Perëndimor, perceptimin tonë të përbashkët se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë evropiane dhe çështjet specifike të ngritura nga zgjerimi në lidhje me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

Unë mendoj se është një hap i mirë që Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit të jenë në gjendje të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të vijnë në pozicione të përbashkëta për interesin e përbashkët dhe zonën e përbashkët gjeografike më të gjerë brenda Bashkimit Evropian”, u shpreh Nikos Dendias .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME