Categories Sport

Katër skuadra në “vallen” e titullit, ja sfidat e radhës të kryesuesve të Superiores

“Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën e nxehtë të saj dhe pas 16 javëve të luajtura, katër skuadra ndodhen në “vallen” e titullit.

Në vend të parë ndodhet Partizani me 29 pikë, që ndiqet nga Tirana me një pikë më pak, ndërsa në vend të tretë dhe të katërt janë Egnatia dhe Vllaznia me 25 pikë secila.

“Demat” kanë një kalendar në favorin e tyre. Pas sfidës së radhës me Kastriotin në transfertë, skuadra e Kolelës do të luajë tre sfida radhazi në shtëpi me Teutën, Egnatian dhe Laçin.

Nga ana tjetër, bardheblutë do të presin në kryeqytet Bylisin dhe më pas do të luajë në transfertë me Erzenin, Kukësin dhe Egnatian.

Kjo e fundit, edhe pse si objektiv ka Superioren, tashmë ndodhet vetëm 4 pikë kryesuesve. Në katër sfidat e radhës, rrogozhinasit do të luajnë me Teutën në transfertë dhe Kukësin në shtëpi. Më pas do të ndeshen me dy kryesuesit, Partizanin jashtë dhe Tiranën brenda.

Ajo që mund të përfitoj është Vllaznia, me shkodranët që në katër sfidat e radhës nuk do të ketë asnjë përballje direkte me tre rivalët e tjerë. Javën e ardhshme kuqeblutë do të presin Laçin dhe më pas do të ketë dy ndeshje në transfertë me Bylisin dhe Erzenin. Pas këtyre do të luajnë me Kukësin në shtëpi.

KALENDARI I PARTIZANIT:

KASTRIOTI – PARTIZANI

PARTIZANI – TEUTA

PARTIZANI – EGNATIA

PARTIZANI – LAÇI

KALENDARI I TIRANËS:

TIRANA – BYLISI

ERZENI – TIRANA

KUKËSI – TIRANA

EGNATIA – TIRANA

KALENDARI I EGNATIAS:

TEUTA – EGNATIA

EGNATIA – KUKËSI

PARTIZANI – EGNATIA

EGNATIA – TIRANA

KALENDARI I VLLAZNISË:

VLLAZNIA – LAÇI

BYLIS – VLLAZNIA

ERZENI – VLLAZNIA

VLLAZNIA – KUKËSI

RENDITJA:

Katër skuadra në “vallen” e titullit, ja sfidat e

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME