Categories Lajme

“Katin e parë e kam lënë me qera, të ha një kothere bukë”, mbytet në lot banorja në Astir: Burrin ma sakatuan!

Nuk kanë fund dramat e banorëve të Astirit, një pjesë e të cilëve presin orën kur do t’iu shfaqen fadromat e IKMT-së për t’iu shembur banesat e tyre, që i kanë ngritur me mund, dhe pas viteve të gjata në emigracion.

Një prej banoreve në një intervistë për Fax News ka treguar kalvarin e vuajtjeve që familja ka kaluar, në mënyrë që të ndërtojë këtë banesë, të cilën nuk ua legalizuan. U është dashur të shkojnë vite me radhë në Greqi, familjarisht, në mënyrë që të mbyllnin ndërtimet për banesën e tyre, ndërsa dy godinat ngjitur, pavarësisht se janë në të njëjtën linjë, i kanë legalizuar dhe i kanë dëmshpërblyer.

“Kemi ardhur që në 93- shin dhe kemi ngritur këto shtëpi këtu, kemi shkuar në Greqi bashkë me djemtë, dhe kemi ngritur katin e dytë, u vumë dyer dhe dritare, ju kemi vendosur rrethimin, pastaj erdhën dhe na thanë që ta prishnim murin rrethues.
Më pas erdhën dhe na vunë kryqin në tarracë, ça legalizimi të bënim ne, qëndron shtëpia pa kollonë, mos më bëj për budalla tha burri.

Ne o kemi qenë budallenj, o s’kemi pasur lekë që nuk na e kanë legalizuar. Jemi 10 veta, 6 në këtë banesë, unë fle në divan, djemtë e tjerë i kam me qera, se katin e parë e kam dhënë me qera të ha një kothere bukë. Na dridhet trupi, për këtë doli burri aty në rrugë dhe u sakatua, nuk dolëm për të vrarë njeri”, u shpreh banorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME