Categories Lajme

Kavajë/ Çifti i të rinjve ‘thyejnë’ postobllokun e policisë, kapen me…

Drejtonin automjetin pa leje drejtimi dhe duke shkelur orën policore, nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, kapen dhe vihen në pranga një 29 vjeçar dhe një 19 vjeçare.

Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti e sekuestroi dhe 6.5 gramë lëndë n arkotike të dyshuar kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensfikuar kontrollet në territor, me qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë e drogë, të personave në kërkim apo atyre që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt dhe që nuk zbatojnë orën policore, në kundërshtim me masat anticovid.

Si rezultat i kontrolleve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. K., 29 vjeç, dhe E. Gj., 19 vjeçe, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Këta shtetas rreth orës 02:40, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe pasi janë larguar, dyshohet se shtetasi S. K., që drejtonte mjetin është shkëmbyer me pasagjeren E. Gj., duke deklaruar se e drejtonte ajo automjetin, ku nga verifikimet rezultoi se të dy nuk kishin leje drejtimi për automjetin.

Gjatë kontrollit të automjetit që këta shtetas qarkulloin, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 6.5 gramë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndës n arkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME