Categories Lajme

Kavajë, Shisnin doza kokaine, në një berberhane në lagjen nr. 6, arrestohen në flagrancë pronari i subjektit dhe 1 shtetas tjetër

Kavajë, Shisnin doza kokaine, në një berberhane në lagjen nr. 6, arrestohen në flagrancë pronari i subjektit dhe 1 shtetas tjetër.
Sekuestrohen një sasi kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike dhe 4 celularë.
Pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç dhe M. S., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.
Në subjektin (berberhane) në pronësi të shtetasit Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME