Categories Lajme

Kazinotë, ku do hapen në Tiranë? Një e tretë në Vlorë

Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për disa subjekte kazinoje në vend, duke e çuar numrin e tyre deri tani në tre. Zhvillimi i tyre erdhi, pasi qeveria më herët miratoi zonën ku mund të hapeshin kazinotë në kryeqytet dhe më pas bëri njoftimin për dorëzimin e kërkesave nga subjektet e interesuara (aplikimet u mbyllën në 23 tetor 2020).

Së fundmi Tiranës i është shtuar kazinoja e dytë në një hotel me 5 yje. Royal Eagle Casino e vendosur në MAK Albania.

Kompania DR Gaming Technology™ e cila ka bërë sigurimin e sistemeve dhe zgjidhjeve të xhekpotit për të dyja kazinotë në Tiranës jep detaje në faqen e saj lidhur me atë se çfarë ju është ofruar. Kazinoja Royal në Sheshin Italia ka hapur dyert në qershor të këtij viti sipas publikimeve të bëra nga kompania që siguroi teknologjinë.

Më herët ishte Grand Casino Tirana e hapur në gusht 2020 në Maritim Plaza Hotel e cila nisi aktivitetin duke ofruar lojëra elektronike, makineri slot, ruletë elektonike lojëra live, ruletë amerikane apo poker.

Kazinoja e tretë dhe më e fundit është hapur në qytetin e Vlorës në një tjetër strukturë me 5 yje. Bëhet fjalë për Marina Bay. Kjo e fundit ka marrë brandin e Maritim duke garantuar kështu kushtin që lidhet me markat e mirënjohura ndërkohë që është e vendosur në një zonë turistike siç është Vlora.

Kazinotë e kësaj natyre sikurse janë tre të fundit të hapura në vend, për të marrë licencën përveç disa kushteve që duhet të plotësojnë aksionerët parashikon edhe pagesën e një shume prej 1 miliardë lekësh.

Në 31 dhjetor 2018 qeveria vendosi mbylljen e kazinove elektronike, basteve sportive, bastet për garat në pistë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike në distance (online). Të vetmet që u lanë në këtë fushë ishin kazinotë në hotele me 5 yje ndërkohë që kazinoja e vetme që kishte një licencë 10 vjeçare Regency (Parku Rinia, tek Tajvani) iu la kohë deri në mbarimin e afatit.

Bingot televizive si dhe Lotaria Kombëtare mund të vijonin aktivitetin brenda kornizës ligjore. Por teksa për disa vite pati një lloj harresë të sektorit, të paktën formalisht pasi në mënyrë informale lojërat e fatit kanë lulëzuar (këtë e tregojnë edhe raportet e vazhdueshme të policisë)./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME