Categories Politike

‘KÇK-ja do të kontrollojë KÇK-në?’, Vasili: Struktura zbatuese do të jetë Policia, që lejoi të kthehej Shqipëria në Kolumbi

Petrit Vasili ka reaguar përsëri për miratimin e aktit normativ nga qeveria të ligjit”Anti-KÇK”, duke thënë se është një instrument i Ramës, i zbatuar nga Policia që lejoi Shqipërinë të kthehej në Kolumbinë e Eruopës.

Nënkryetari i LSI-së e quan këtë një kapje të shtetit duke treguar dhe strukturën e saj dhe duke theksuar se e gjitha përbëhet nga vartës të Edi Ramës, dhe gjoja do të kontrollohet nga ata dhe jo nga Rama.

Po ashtu për Prokuroritë që përfshihen në strukturë, Vasili shprehet se ato Rama i ka kthyer në drejtori që mos hetojnë qeverinë.

STATUSI I PETRIT VASILIT

KÇK-ja do te kontrolloje KÇK-ne!?

Qeveria e koncesioneve, qe eshte edhe KÇK-ja me e madhe grabitese e miliarda lekeve do drejtoje po vete KÇK-ne!?

Ministrat e Edi Rames do kontrollojne gjoja po ministrat e Edi Rames, por jo Edi Ramen!?

KÇK-ja do te kontrolloje KÇK-ne!?

KÇK-ja ka mbeshtjelle brenda te gjitha Prokurorite dhe i ka kthyer ne Drejtori te Edi Rames,qe te mos hetojne asnje here qeverine, kriminalizimin dhe korrupsionin e saj!?

Struktura zbatuese e KÇK-se do te jete policia, po ajo polici, qe lejoi te kthehej Shqiperia ne Kolumbine e Europes.

Pra KÇK-ja lufton KÇK-ne.!?

Qellimi i vetem i KÇK-se eshte qe t’ja prese duart,koken dhe kembet organeve te reja te drejtesise qe ato te mos hetojne asgje nga aferat!?

Qeveria qe eshte shkaku i vetem i KÇK-se do te vere ne “zap” KÇK-ne,

hajde kapje e shtetit hajde!!

Shiheni vete perberjen e Komitetit te KÇK-se dhe strukturen zbatuese dhe do ta kuptoni menjehere asgjesimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e shtetit policor.

Komiteti KÇK :

1.Ministri i Brendshëm KRYETAR

2.Ministri i Drejtësisë,

3.Ministri i Financave dhe Ekonomisë,

4.Prokurori i Përgjithshëm,

5.Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,

6.Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit,

7.Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,

8.Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

9.Drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Struktura zbatuese do të jetë (OFL) (Operacioni Forca e Ligjit) në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e drejtuar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME