Categories Lajme

Kë do të vriste?/ Dokumenti sekret: Talo Çela lëviz me Audi Q8 në Tiranë, u takua në hotel me personazhin e njohur

Talo Çela vijon të mbetet një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri pas një morie atentatesh që policia dyshon se ai është organizator apo autor i tyre.

Për herë të fundit, Talo Çela dyshohet se është parë në publik në maj të këtij viti ku gjatë një atentati mbeti i plagosur Nuredin Dumani.

Pas këtij atentati, Dumani tregoi gjithçka duke zbërthyer vrasjet dhe krimet e tjera që kishte bërë vetë apo bashkë me Talo Çelën.

Policia ka qenë në ndjekje të përhershme të Çelës edhe pse nuk ka mundur ta kapë dot. Sipas një dokumenti të klasifikuar të siguruar nga ABC News, Talo Çela është parë të lëvizë në fund të gushtit të vitit të shkuar në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tiranë ku edhe ka qendruar aty.

Në dokument thuhet se Çela lëvizte me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është parë një herë të lëvizë me një grua në makinë, si edhe radhën tjetër është ulur në një hotel në të zonë me tre persona të tjerë.

Një informator i policisë e ka konstatuar Çelën të qendrojë në praninë e një personazhi të njohur të krimit në vend, i përfshirë në një konflikt të hapur me një tjetër grup kriminal që operon në zonën e Tiranës Laçit dhe Lezhës.

Nëntë milionë njerëz në Japoni janë lajmëruar të braktisin shtëpitë e tyre që po shkërmoqen nga një prej tufaneve më të fortë që vendi ka hasur.

Super tufani, i quajtur Nanmadol ka shkaktuar 1 vdekje dhe 70 lëndime. Stuhia goditi ishullin më jugor të Japonisë, Kyushu, mëngjesin e së dielës dhe sipas parashikimit, do t’i drejtohet ishullit kryesor, Honshu në ditët e ardhshme.

Mijëra njerëz e kaluan natën në streh emergjence dhe 350.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Transporti dhe bizneset janë shkatërruar ndërsa vendi është përgatitur për rrëshqitjet e dheu dhe përmbytje të mëdha.

Shkulmet e erës së Nanmadol arrijnë shpejtësi deri në 234km/h, ndërsa në disa zona reshjet e shiut shënojnë 400 mm brenda 24 orësh.

Japonia ka shpallur alarmin e shkallës së pestë, më i larti në vend për katastrofat që paralajmëron mbi 500.000 njerëz në 5 zona të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME