Categories Lajme

KE, kundër “shitjes” së Pasaportave

Kundrejt pagesave shumë vende të BE japin shumë shpejt një vizë të BE-së, madje edhe nënshtetësinë.

Por për Komisionin Evropian, kjo përmban jo pak rreziqe. Qeveria e Maltës, reklamon hapur në internet; kush blen një pronë të paluajtshme në ishull dhe investon 150 mijë euro në obligacionet shtetërore malteze, mund të marrë shtetësinë dhe pasaportën e një vendi anëtar të BE.

Aplikues nga vendet arabe, Rusia, Azia apo Amerika Jugore madje nuk kanë as detyrimin të jetojnë në Maltë. Mjafton që ata ta vizitojnë ishullin një herë në pesë vjet. Kjo pasaportë madje përfshin edhe udhëtimin pa vizë si turist në SHBA.

Për herë të parë Komisioni Europian e ka vënë në shënjestër të kontrollit modelin e biznesit të nënshtetësisë apo vizave kundrejt pagesave. Një raport i publikuar së fundmi jep shkas për shqetësim, thanë komisionerët Vera Jourova dhe Dimitris Avramopoulos në Bruksel.

Tre shtete – Malta, Qipro dhe Bullgaria e ofrojnë hapur kundrejt parave nënshtetësinë e tyre, ndërsa 20 shtete të tjera anëtarë japin kundrejt investimeve të larta të drejtën e qëndrimit në vend.

“Këto vende nuk shesin vetëm nënshtetësinë e tyre, por në të njëjtën kohë, një nënshtetësi për të gjithë Bashkimin Europian”, tha komisionerja e KE-së për Drejtësinë, Jourova.

Organizatat joqeveritare “Transparency International” dhe “Global Witness” në një studim të tyre në vjeshtë kanë llogaritur se në 10 vitet e fundit në BE janë dhënë 100.000 viza të arta dhe 6000 nënshtetësi kundrejt parave, kryesisht në Spanjë, Qipro, Portugali dhe Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME