Categories Showbiz

“Ke marrë rolin e antagonistit”/ Reagon motra e Oltës, pasi aktorja u shfaq duke qarë

Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit ka reaguar për herë të parë, pasi aktorja u shfaq ditën e djeshme në gjendje të rënduar duke qarë disa herë, pasi ishte mërzitur me kritikat e opinionistes Zhaklin Lekatari.

Ajo ka ripostuar shkrimin e aktores Niada Saliasi, e cila ka folur rreth mënyrës se si figura e Oltës është parë si një personazh antagonist, por që në fakt nuk është kështu dhe i drejton disa fjalë Oltës, miqve të saj dhe publikut.

Reagimi i plotë i motrës së Oltës, i cili është rishpërndarje e Niada Saliasit:

Për Oltën

Do doja të kisha perballë e të të flisja si motra e madhe së vogles. Ndodh shpesh që motra e madhe të jetë protektive ndaj së voglës e ky është rasti që të thoja dy fjalë. Sikur njerëzit të të njihnin siç të njoh unë..

Ke bërë disa gabime, por këto gabime nuk janë të parikuperushme…do doja shumë të shikoja më shpesh botën tënde të brendshme. Ndjesitë e tua mos ke frikë t’i shfaqesh, je më e bukur dhe me e fortë kur qesh, lodron, qan. Unë e di sa dashuri ke brenda vetes: tregoje, tregoje Oltën e vërtetë, ke akoma kohë. Ke mar rolin e antagonistes, por tani ka ardhur koha kthehesh në protagoniste! “Një mik i vërtetë është ai që ecën me ty kur pjesa tjetër e botës largohet.”

Për miqtë

Ashtu si mua, Olta ka plot miq jashtë. Do të doja që secili prej tyre të tregonte një pjesë të së vërtetës, jashtë asaj shtëpie, si e njohin ata, sa janë kënaqur me të, edhe sa alegri ka sjellë Olta në jetët e tyre. Kjo është koha.

Për publikun

A thua na bën njerëz më të “mirë” se Olta fakti që keni këtë urrejtje brenda vetes? A thua na bën njerëz më të mirë, fakti që shikoni një nënë duke qarë dhe batuta pasardhese është : po aktron? A thua na bën njerëz më të mirë fakti, që pertej çdo padrejtësie që na bëhet ne heshtim e perballë një njeriu jemi të zotët të themi çdo fjalë? Duhet të reflektojmë, kjo na përmirëson.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME