Teksa ishin të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, dy gazetarët dhe analistët e njohur nga Kosova, Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu, janë përplasur ashpër me akuza të forta. Haxhiu i ka thënë Buzhalës se ka qenë mjek psikiatër i Albin Kurtit ku i ka kërkuar edhe ta pranojë publikisht se e ka sulmuar në mënyrë të pazakontë kryetarin e Vetëvendosjes.
Baton Haxhiu: Berat ke qenë mjeku psikiatër i Albin Kurtit. Shikojeni mendimin e Beratit çfarë ka thënë për Albin Kurtin.
Eni Vasili: Çfarë ke thënë, thuaje?
Berat Buzhala: Kanë qenë debate politike.
Baton Haxhiu: Jo jo, thuaje, çfarë ke thënë për Kurtin, pranoje.
Berat Buzhala: Kam qenë deputet, kanë qenë deklarata politike kur hidhnin gazin lotsjellës, “Kjo është sëmundje mendore”, kam thënë.
Ndërkohë në fund të debatit Haxhiu tha se nëse Albin Kurti do të mbaj premtimet që ka dhënë do jetë fansi më i madh i tij.