Ndeshja mes Napolit dhe Torinos u shënua nga një mesazh inspirues që Gattuso donte t’u dërgonte të gjithë atyre njerëzve që nuk ndihen mirë me pamjen e tyre fizike: “Unë dua t’u them diçka fëmijëve që nuk duken bukur në pasqyrë. Jeta është e bukur dhe duhet ta përballosh pa u fshehur. Mos u shqetëso, shiko përpara sepse jeta është shumë e bukur dhe meriton të jetohet. Problemi im i syrit do të kalojë dhe do të kthehem më i pashëm se më parë “.
Këto ishin fjalët e zgjedhura nga trajneri i Napolit për të shpjeguar sëmundjen e tij, gjë që e ka bërë atë të paraqitet në pankinën Napolitane me njërin sy të mbuluar në lojërat e fundit. “Unë kam miastenia, kam vuajtur prej saj për dhjetë vjet, është hera e tretë që më godet. Këtë herë ishte e fortë, por gjithçka do të kalojë, syri do të rregullohet vetë. Unë shoh keq, është e vështirë të qëndrosh ne këmbë, vetëm një i çmendur si unë mund ta bëjë,” tha ish lojtari i Milanit. Pavarësisht kësaj, portieri nuk dëshironte të largohej nga stoli ose seancat stërvitore të Napolit.
Dhe ai shpjegoi, në këtë mënyrë, pse ka vendosur ta bëjë kështu: “Nuk më pëlqen të jetoj momente të tilla, por e pranoj sepse ka gjëra më të këqija në jetë. Unë bëj atë që më pëlqen, kjo është jeta ime dhe nëse duhet të vendos se si të largohem nga jeta, unë dua që të jetë aty ku kam kaluar tërë ekzistencën time: në fushë”. Ai donte t’i referohej thashethemeve se jeta e tij ishte në rrêzik. “E di që lojtarët e mi pësuan shok duke më parë kështu. Kam lexuar që isha i vdêkur, se kam një muaj jetë … Mos u shqetësoni, nuk po vdês. Unë jam gjallë,” tha Gattuso.
