Categories Lajme

KED lejon kandidimin e Marsida Xhaferllarit për ILD-në

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur në përfundim të mbledhjes së sotme lejimin e kandidimit të Marsida Xhaferllarit për postin e drejtueses së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Ish-Kryeinspektorja pranë Inspektoratit të ish-KLD, Marsida Xhaferllari i bashkohet kështu garës bashkë me kandidatët e tjerë; Artur Metani, Eris Hysi dhe Artur Malaj për të marrë drejtimin e ILD-së. KED-ja vendosi që të rihapte garën duke e pranuar edhe pse vettingu nuk doli me një përfundim mbi Xhaferllarin.

Në mars të këtij viti shumica e trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit arsyetoi se Marsida Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistratit dhe se për këtë KPK nuk mund të vendoste konfirmimin ose jo të saj.

Pasi hetoi në të tre kriteret dhe mbajti një seancë të gjatë dëgjimore me Marsida Xhaferllarin, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se nuk mund të merrte një vendim në rastin e saj. Kujtojmë që Xhaferllari kandidon edhe për një prej 9 vendeve në Gjykatën Kushtetuese.

KED-ja nuk do të humbasë kohë duke filluar nesër menjëherë me intervistimin e kandidatëve për ILD-në për të dalë me emrin e tij të drejtuesit në shtator. ILD është institucioni që heton shkeljet e kryera nga gjyqtarët dhe prokurorët e të të gjitha niveleve, anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME