Është grabitur një pikë e këmbimit valutor në Tiranë.
Mësohet se një person i armatosur me pistoletë ka kërcënuar punonjësit dhe është larguar duke marrë të gjitha paratë e ndodhura.
Ngjarja ka ndodhur pas një qendre tregtare.
Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
