Categories Lajme

Plazhi i Tales tërheq vëmendjen e të huajve

Plazhi i Talës në Lezhë është kthyer në destinacion mjaft të pëlqyer turistik. Rëra kurative, uji i kristaltë, pastërtia që të ofron ky bregdet dhe çmimet e favorshme ka bërë që Talja të tërheqë vëmendjen e shumë pushuesve dhe turistëve të huaj. Në të gjithë gjatësinë e këtij bregdeti prej 6 km ka hapësira të pa limituara publike, pasi vetëm një pjesë e vogël është plazh privat. Pushuesit vlerësojnë plazhin e Tales si vendi ideal për të kaluar pushimet, ndërsa kërkojnë që të ketë më shumë investime për të zhvilluar jetën e natës.

“Vijmë nga Maqedoni. Plazhi më I bukur që ekziston ën Shqipëri është plazhi I Tales në Lezhë.” thotë një pushues.

“Kam që kur kam lindur që vij në Tale. Plazh shumë I mirë për familje dhe për shoqërinë. E vetmja gjë që I mungon është një pedonale, pasi pas orës 8 humbet gjithçka, është shumë qetësi , njerëzit shkojnë të flenë pasi nuk kanë një aktivitet me të cilin mund të kalojnë kohën.”

Shumë mirë, kushtet e mrekullueshme.” thotë një pushues tjetër.

Këtu kam gjetur stabilitet” shton një pushues.

Administratori i Shënkollit Albert Rrusti thotë se  nga viti në vit plazhi I Tales ka ka rritje të numrit të turistave.

“Çdo vit këtu ka një rritje të pushuesve, si vendas edhe të huaj. Plazhi I Tales ofron pastërti qetësi dhe veçanërisht çmime shumë të lira. Talja ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Lezhë – Tiranë. Distanca e shkurtër me qytetin e Lezhën dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit. “ ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME