Categories Lajme

Kejdi Mehmetaj: Rama i bleu zgjedhjet, nuk i fitoi ato

Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shfrytëzuar dëmshpërblimet për tërmetin dhe rimbursimin e naftës për fermerët për të blerë votën e qytetarëve. Gjatë një deklarate për mediat, Mehmetaj tregoi fakte, që sipas saj vërtetojnë se Rama vodhi zgjedhjet e 25 prillit.

“Rasti i dëmshpërblimeve të tërmetit është rasti më flagrant për të cilin Prokuroria dhe SPAK ende nuk kanë folur. Qeveria ka përdorur pak ditë përpara zgjedhjeve miliona euro të buxhetit të shtetit për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Vetëm në këto zona qeveria ka shpërndarë 40 milion euro dhe në mënyrë fiktive ka rritur faturën e dëmeve të shkaktuara nëpër banesa, me qëllim blerjen e votës. Banesa të kategorizuara më parë si DS1, u rivlerësuan në DS2, ato DS2 u rivlerësuan si DS3 e kështu me radhë. Vetëm gjatë javës zgjedhore në Bashkinë e Durrësit u shpërndanë 6 milion euro para për dëmet e tërmetit, dhjetëra herë më shumë se sa janë shpërndarë në këtë bashki prej 1 viti e gjysmë.

E njëjta strategji e përdorimit të institucioneve shtetërore për të influencuar dhe blerë votën e qytetarëve u përdor në datën 24 prill me rimbursimin e naftës për fermerët, ku dyert e Drejtorisë së Bujqësisë u hapën ditën e shtunë gjatë heshtjes zgjedhore për t’u shpërndarë tollona nafte fermerëve. Edi Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, ai i bleu ato, por serish nuk ia doli!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME