Categories Lajme

Rama e ambasadorja Kim një xhiro nëpër Adriatik me anijen ushtarake amerikane

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim së bashku me kryeministrin Edi Rama por dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ishin miq në anijen ushtarake amerikane për të bërë një shëtitje nëpër Adriatik.

Kryeministri Edi Rama i dhuroi një portret dhe medaljen e mirënjohjes gjeneralit amerikan TD Wolters. Nisi sot në Portin e Durrësit stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 21”, me dislokimin më të madh të forcave dhe mjeteve në Adriatik dhe Ballkanin Perëndimor që prej luftës së Dytë Botërore.

Nën drejtimin e Komandës së ushtrisë amerikane për Europën dhe Afrikën, rreth 28 mijë trupa do të zhvillojnë njëherazi manovra ushtarake të shtrira nga deti Baltik, Ballkani Perëndimor deri në Detin e Zi, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME