Ky kek pa miell dhe sheqer u bë ‘hit botëror’ në një kohë shumë të shkurtër. Përgatitet me pak ingredientë dhe në vetëm pak minuta. Receta vjen nga Amerika Jugore.
Provojeni edhe ju shijen e tij të mrekullueshme!
PËRBËRËSIT:
4 vezë,
2 portokaj,
200 gram arra,
½ lugë çaji sodë buke,
100 gram çokollatë gatimi,
200 ml ajkë qumështi.
PËRGATITJA:
Së pari, qërojini, grijini dhe hidhini portokajt në një enë të vogël. Ziejini për gjysmë ore derisa të zbuten. Shtojini në blender së bashku me vezët, arrat dhe sodën e bukës.
Hidheni përzierjen në një formë keku dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 200 gradë Celcius për 20 minuta.
Ndërkohë, shkrijeni çokollatën dhe ajkën e qumështit për disa minuta. Nxirreni kekun nga furra dhe hidheni përzierjen me çokollatë mbi të.
Është gati për t’u shërbyer…
Ju bëftë mirë!