Ecuria në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 25-30 maj 2020, shënoi mbiçmim të lekut ndaj monedhave të huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e nisi javën në kuotën e 124.04 lekëve dhe në fundjavë u këmbye me 124.33 lekë, duke regjistruar një rritje graduale të lehtë vlerës.
Dollarit amerikan u zhvlerësua deri në 1.5 lekë. Nga 123.77 lekë që këmbehen të hënën, në fundjavë zbriti në nivelin e 111.76 lekëve. Gjatë javës leku forcoi pozitat edhe ndaj paundi britanik. Sipas të dhënave të BSH, monedha angleze zbriti me gati 2 lekë duke u këmbyer nga 139.45 lekë të hënën në 137.55 lekë të shtunën.
