Categories Lajme

Këmbimi valutor gjatë një jave/ Leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës, (13-19 korrik) leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0.71 lekë gjatë kësaj jave. Monedha e gjelbër u këmbye ditën e hënë me 109.65 lekë dhe në fundjavë zbriti në kuotën e 108.94 lekëve. Ndërsa euro gjatë këtyre 7 ditëve ruajti vlerën e rreth 124  lekëve. Në fillim të kësaj jave monedha europiane u këmbye me 124.06 lekë dhe në fundjavë shënoi kuotën 124.23 lekë.

Leku gjithashtu fitoi pikë edhe në raport me frangën zvicerane dhe paundin britanik. Monedha angleze këmbehet me 136.80 lekë kundrejt 138.09 lekëve që ishte në fillim të javës. Ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0.77 lekë nga e hëna në fundjavë. Monedha zvicerane këmbehet me 115.64 lekë kundrejt 116.41 lekëve që ishte në fillim të javës 13-17 korrik. Banka e Shqipërisë bën të ditur se kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe efekti i sezonit turistik ka ndikimet e veta në forcimin e pozitave të Lekut, në raport me monedhat e huaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME