Categories Lajme

Reagon Spitali Rajonal i Fierit: Nuk është e vërtetë, nuk kemi asnjë të shtruar me Covid

Spitali Rajonal  i Fierit ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar dje në media se në këtë spital ishin të infektuar me koronavirus një fëmijë I vogël sëbashku  me nënën e tij. Me anën e një statusi në faqen zyrtare në facebook spitali përgënjeshtron lajmin dhe thekson se asnjë fëmijë I prekur nga virusi Covid-19 nuk ndodhet në reaminacionin e këtij spitali.

Njoftimi I plotë: Në përgjigje të të gjithë atyre që na kanë pyetur dhe janë interesuar mbi një lajm të publikuar në disa media, mbi rastin e një fëmije dhe nënës së tij, të prekur nga Covid-19, Spitali Rajonal Fier bën me dije se ky informacin NUK është i vërtetë. Asnjë fëmijë nuk ka rezultuar pozitiv dhe asnjë pacient i prekur nga ky virus nuk ndodhet në reanimacionin e këtij spitali. Ftojmë këdo të verifikojë, e lusim të gjithë ata që publikojnë të tilla informacione ti konfirmojnë më parë, për të evituar edhe përhapjen e panikut tek qytetarët. Spitali Rajonal Fier edhe një herë u bën thirrje qytetarëve të përdorin maskën në mjedise të mbyllura dhe për cdo shqetësim të kontaktojnë 127-ën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME