Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Rritet euro, arrin në nivelin më të lartë në 4 muaj

Monedha e përbashkët ka hyrë në një trajektore rritëse në tregun e brendshëm prej më shumë se dy javësh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 122.66 lekë, duke u arritur në nivelin më të lartë që nga fundi i muajit maj.

Që nga mesi i shtatorit, kur arriti në 121.5 lekë, monedha e përbashkët është mbiçmuar me 1.5 lekë, në tendencë të ndryshme nga bursat ndërkombëtare ku euro ka qenë e dobët.

Aktorët e tregut valutor pohojnë se rritja e euros lidhet më shumë me faktorë të tregut të brendshëm, ku bankat e nivelit të dytë kanë qenë aktive në blerje gjatë ditëve të fundit, për llogari të klientëve të tyre.

Grafiku i këmbimit të Euros

Nga ana tjetër edhe faktorët sezonalë që nxitën rënien e euros në gusht, si prurjet nga turistët dhe nga emigrantët kanë përfunduar, duke ndikuar në uljen e ofertës.

Në të kundërt, dollari ka rënë sot në tregun e brendshëm, pasi dje arriti në 122.15 lekë, niveli më i lartë ky që prej fundit të 2017-s

Ndonëse me ritme më të ngadalta se vitin e kaluar, euro ka qenë në rënie edhe gjatë 2019-s në tregun vendas. Për periudhën 3 janar -3 tetor, kursi mesatar i këmbimit të monedhës së përbashkët në tregun vendas ishte 123 lekë, nga 127.6 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar.

Ekspertët presin që euro të jetë e fortë deri në muajin dhjetor dhe më pas sezonalisht fundi i dhjetorit shënon një nënçmim të saj, për shkak të prurjeve të emigrantëve.

Aktorët presin që në periudhat në vijim volumet e këmbimit do të jenë tepërt të ulëta. Sipas tyre muaji tetor dhe gjysma e muajit nëntor, historikisht, janë konsideruar si muaj të vdekur për sa i përket volumeve tregtare dhe parasë në qarkullim./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME