Categories Kuriozitete

Kënga e Metallica-ve i shpëton jetën

Surprizë brenda surprizës për Dee Gallant, e cila i shpëtoi sulmit të një pume, duke ngritur në maksimum volumin e kënës  “Don’t Tread on Me” (për ironi të fatit përkthehet: Mos shkel mbi mua) të grupit legjendar ‘Metallica’. Pasi i kishte ikur, gjatë një eskursioni me qenin e saj nëpër pyejet e Vancuverit (Kanada), kthetrave të felinit, gruaja 45 vjeçare, mori një telefonatë nga këngëtari i grupit të saj të preferuar, James Hetfield.

Lideri i Metallica-ve, i cili e mësoi lajmin ditën e datëlindjes së tij të 56-të, deklaroi se ishte “i lumturë që gruaja arriti të shpëtonte”.

45 vjeçarja ka rrëfyer në faqen e saj në Facebook takimin me një puma të uritur, ndërkohë që shëtiste me qenin e saj haski, me emrin Murphy, pyjeve të Vancouver-it

“Një moment pata një ndjesi të çuditshme, rrëfen gruaja në një postim. Pashë në të djathtën time dhe kuptova menjëherë se një kafshë grabitqare më kishte ndjekur dhe qe afruar aq afër, sa mund të më kafshonte”.

“Tentova ta largoja duke ulëritur, vazhdon rrëfimi, por puma vazhdonte të më vështronte. E filmova për pak, derisa mendova të provoja një tjetër strategji: hapa  iTunes-in tim dhe gjeta këngën e ‘Metallica’-ve. Sapo nisi kënga, puma u largua nëpër pyll”.

Zhurma që pasoi më vonë në rrjetet sociale, bëri që lajmi të shkonte në veshët e  James Hetfield, i cili disa ditë më pas i telefonoi gruas.

“Kërkova ta vërtetoja se po flisja vërtet me këngëtarin e Metallica-ve, rrëfeu Dee Gallant për shtypin, kështu James më dërgoi një foto selfie “.

Fotoja më pas përfundoi në faqen e  Facebook-ut të gruas, si dëshmi që kishte folur vërtet me liderin e grupit legjendar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME