Këngëtari i njohur Skerdi ka marrë lajmin më të bukur në botë sot dhe e ka emocionuar pafund. Këngëtari është bërë baba për herë të parë dhe ndau lajmin e mrekullueshëm me fansat. Skerdi publikoi një foto me bashkëshorten Vesa dhe foshnjën në sallën e lindjeve, ndërsa sytë e tyre ishin mbushur me lot. Ai falënderoi bashkëshorten e tij që i bëri dhuratën më të shtrenjtë në botë, djalin e tij duke e konsideruar një thesar që i mbushi shpirtin.
“Sot u mbusha me lot por me lot gëzimi, ndjenja me e bukur ne bote, dashuria me e veçante qe kam përjetuar. Nuk paska ndjenje me te bukur kur ne jete te vjen një engjëll qe te bën te harrosh çdo gjë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri sepse dashuria me e madhe është ky bukurosh i bukur. Ndihem krenar qe ne jetën time Zoti me fali një krah te djathte qe do me dojë tamam me zemër te pastër dhe do me behet shok jete, do me behet një hero për shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuratën me te shtrenjtë, dhuratën me te bukur. Me solle ne jete një shpirt, një Skerd te vogël qe ma mbushi shpirtin me një thesar qe s’do kem nevojë tere jetën te kërkoj gjë tjetër me shume – te dua jeta ime, ju dua te dyve me shume se veten,”– shkroi ai.


