Categories Lajme

Këngëtarja shqiptare shumë e dashur për publikun shpërthen në lot direkt në emision

Këtë të mërkurë në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar këngëtarja Orgesa Zaimi. Gjatë intervistës nuk i shpëton surprizave të Ermalit, madje shpërthen në lot, si kurrë më parë. Motra e saj jeton në Zvicër dhe i dërgoi një mesazh plot emocione jete dhe batuta mes motrave.

“I kam bërë shpesh herë block”, ishte sinjali i parë i dedikimit në ‘Abc e pasdites’. Mjaftuan disa sekonda nga leximi i Ermalit dhe Orgesa emocionohet pafund.

“Të urrej , Ermal të urrej për këtë që bëre. Se besoja kurrë që do qaja. Më preke në një temë që është kaq e dhimbshme… Pandemia na ka bërë që të mos lëvizimin se kush nuk do shkojë që të takojë motrën atje ku është, edhe në fund të botës.

Pandemia nuk na ka mundësuar që unë të shkoj në Zvicër apo familja ime sepse janë disa rregulla strikte dhe nuk mundemi dot. Mezi presim momentin të na thonë ju mund të shkoni”.

Orgesa rrëfeu ndër të tjera se mban me vete vathët që motra e saj ia kishte dhënë, madje i kishte të vendosur edhe tek Kënga Magjike.

“Unë kam vathët e Elvanës të vendosur dhe i kam pasur gjatë gjithë Këngës Magjike. Më beso ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për mua sepse gjatë gjithë kohës e kam pasur afër në të gjitha momentet e mia të rëndësishme”.

Ndërkohë për pjesëmarrjen e saj në Këngën Magjike Orgesa tha se i pëlqen shumë impakti që ka lënë kënga dhe votimet e shumta që mori nga publiku. Kujtojmë se u rëndit prej tyre, e dyta. “Më pëlqen shumë impakti dhe se sa shpejt u përqafua. Unë e shikoja sa e donin, se më çonin në Instagram screen shoot ‘votuam për ty’.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME