Categories Lajme

Këngëtarja shqiptare u tërhoq nga ‘Kënga Magjike’: Nuk mund të këndoj kur populli im vuan

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima njoftoi fansat e saj në rrjetet sociale se do të tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’.

Edhe pse i mungoi 6 vjet kësaj skene, ajo shprehet se nuk mundet dot të këndojë kur vendi dhe populli po vuan në këtë tragjedi natyrore.

“Të dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se në këtë kohë tragjedie, pikëllimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor në Kënga Magjike 2019.

Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë më, dhe nuk jam në gjendje të gëzoj kur me bashkëkombesit e mi ka ndodhur kaq shumë; ndaj me duhet të tërhiqem zyrtarisht nga ‘Kënga Magjike 2019’!

Jam e bindur qe Kënga Magjike do bejë një punë të lavdërueshme për të kontribuar në mënyrën e saj për të ndihmuar të prekurit, unë do jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kërkoj ndjese fansave të mi të cilët prisnin përformimin tim dhe falënderoj organizatoret dhe @arditgjebrea për gjithçka kane bere për mua dhe koleget e mi!”– shkruan këngëtarja.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Ardit Gjebrea. Moderatori me anë të një komenti shprehet se këtë vit ‘Kënga Magjike’ do të vijë me një kauzë dhe misioni i saj do të jetë, ‘këndoj për të ndërtuar’.

“Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin #kendojpertendertuar dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë.

Kam qenë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në @edielashqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo!

Të gjithë ndiejmë dhimbje, por #tegjithebashkemundemi Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”-shkruan Ardit Gjebrea.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME