Categories Showbiz

Këngëtarja tregon arsyen pse fle me grim dhe jemi pa fjalë

Të jesh Dolly Parton nuk është kaq e thjeshtë! Ylli 75-vjeçar i muzikës country dha një intervistë për WSJ këtë javë dhe zbuloi, midis fakteve të tjera interesante, se ajo fle me grim dhe e lan fytyrën në mëngjes, kur e bën sërish grimin nga e para.

Arsyeja për këtë rutinë të lodhshme? Sepse mund të bierë një tërmet!

“Unë e bëj rutinën time të bukurisë dhe pastrimin e fytyrës në mëngjes sepse zakonisht përpiqem ta mbaj grimin gjatë natës. Sepse kurrë nuk e di nëse do të bierë tërmet apo tornado, apo stuhi, dhe do të më duhet të dal në mes të natës”, -tha ajo kur u pyet për rutinën e saj të bukurisë.

Ajo shtoi se edhe pas një dite të gjatë, nuk i pëlqen të shkojë në shtëpi dhe të heqë grimin, sepse bashkëshorti duhet ta shikojë të kuruar. Madje, edhe gjatë pandemisë, ajo nuk e ndryshoi rutinën.

Parton tha se ajo nuk vesh kurrë tuta, as në shtëpi, por mban fustane të rehatshme. Gjithashtu flokët e saj duken gjithmonë mirë, sepse ajo preferon të mbajë paruke sesa të ketë flokë të çrregullt.

Pavarësisht se disa mund ta gjykojnë këtë rutinë, Parton këmbënguli se ajo po bën pikërisht atë që e bën të ndihet mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME