Categories Lifestyle

Keni ftohtë edhe kur jeni para ngrohëses? Mjekët kanë arsyen befasuese pse ju ndodh kjo. Në trupin tuaj po zhvillohet…

Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojmë dhe shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë celsius dhe me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin.

Gjithashtu i ftohti shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe përshpejtim të ritmit të zemrës. Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët dhe duart mund të ngrijnë.

Përpos të gjitha këtyre që përmendëm ka disa persona që kanë më ftohtë se të tjerët, kjo ndodh se këta persona mund të jenë prekur nga sëmundje të ndryshme si, sëmundja e amenisë, e veshkave, tiroidja, anoreksia, gripi, alkoli.

Vuani nga anemia

Anemia shfaqet kur organizmi nuk përmban sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen aty ku ka nevojë. Mungesa e rruazave të kuqe të gjakut do të shkaktoj plogështi, dobësi, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje. Ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit është gjithashtu një nga simptomat dhe manifestohet kryesisht tek duart dhe tek këmbët.

Tiroidja

Në rastin kur tiroidja nuk arrin të krijoj mjaftueshëm hormone, ju do të jeni tepër të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Në këto raste mund të përballeni edhe me dhimbje gjymtyrësh, përtharje të lëkurës dhe shtim në peshë. Simptomat e tiroides duan vite të tëra të manifestohen plotësisht. Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.

Sëmundje të veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave. Kjo e fundit ul temperaturat e trupit dhe nxit shfaqjen e problemeve të tjera. Sëmundjet e veshkave kanë lidhje dhe me aneminë që ju bën që të keni ftohtë edhe kur jashtë është ngrohtë.

Anoreksia nervore

Ky çrregullim ushqimor është i dëmshëm për organizmin. Mungesa e yndyrës në organizëm ju bën më të ndjeshëm ndaj të ftohtit sidomos në zonën e këmbëve dhe duarve.

Gripi

Shkaktohet nga një virus e cila pushton të gjithë organizmin, përfshirë hundën, fytin dhe mushkrit. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë të lartë por edhe me ethe në të njëjtën kohë. Ju mund të përjetoni dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe dobësi.

Alkooli

Alkooli mund t’ju ngrohë por ngrohja është momentale. Me pirjen e tij, temperatura e trupit vazhdon e bie dhe pjesa e trurit që rregullon temperaturën çoroditet tej mase.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME