Categories Lifestyle

Keni ngrënë shumë e ndiheni të fryrë? Ja si shpëtoni direkt nga kjo ndjesi e keqe

Me siguri ju ndodh herë pas here që të ndiheni të fryrë dhe të mbingopur pasi ngriheni nga tavolina. Në këtë artikull, keni disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga ky problem dhe të ndiheni sërish të lehtë.

Ecni

Të ushtrohesh dhe të ecësh është gjithnjë diçka shumë e rëndësishme dhe thelbësore për organizmin.

Kur kryeni aktivitete sportive dhe e mbani trupin në lëvizje metabolizmi do të djegë më shpejt ushqimin.

Ndaj sa herë të ndiheni të fryrë mos qëndroni ulur, por zgjidhni të bëni një shëtitje në natyrë apo në qytetin tuaj.

Hidratohuni

Uji është një tjetër mënyrë e mirë për të shpëtuar nga ky problem.

Edhe pse mund të ndiheni shumë të fryrë dhe pa dëshirë për të konsumuar asgjë, mundohuni të pini disa gota ujë.

Në këtë mënyrë i gjithë ushqimi do të kalojë më lehtë nëpër sistemin tretës duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Uji detoks

Efikas dhe shumë i shpejtë, çaji me xhinxher dhe limon do t’ju ndihmojë të hiqni ndjesinë e fryrjes.

Shtoni edhe pak uthull molle dhe të gjithë këta përbërës me antioksidantë do të nxjerrin toksinat jashtë trupit tuaj.

Gjithashtu mund të provoni ujin me limon që ka të njëjtat veti të mrekullueshme detoksi.

Turmeriku

Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të detoksifikuar trupin që të gjitha toksinat të dalin jashtë.

Turmeriku ka fuqi antinflamatore prandaj mund t’ia shtoni ushqimeve teksa i konsumoni për të evituar ndjesinë e fryrjes.

Qetësohuni

Gjithashtu edhe qëndrimi për disa sekonda duke u relaksuar para se të nisni një shëtitje të gjatë është i rekomandueshëm.

Kjo do ta ndihmojë si mendjen ashtu edhe trupin tuaj të qetësohen dhe të çlodhen pas të ngrënës.

AgroWeb.org ju këshillon të mbani parasysh se ta shërbeni ushqimin në pjata me porcione të vogla, në mënyrë që të mos shkaktoni fryrje të shpeshta të stomakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME