Categories Lajme

Keni shumë ftohtë tani? Më e keqja nuk ka ardhur ende. Merrni masa urgjentisht!

I gjithë vendi është përfshirë nga një mot i ftohte me temperature që në pjesën më të madhe të Shqipërisë kanë zbritur nën zero. Në Tiranë, temperaturat gjatë mesditës së të shtunës janë 4-5 gradë Celsius megjithatë për shkak të erës dhe lagështirës ndjehet si 2-3 gradë Celsius.

Temperaturat më të ulta janë aktualisht në pjesën veriore, veri-lindore dhe jug-lindore të vendit, ndërsa situata pritet të përkeqësohet me kalimin e kohës edhe në pjesën qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të ulen edhe më tepër gjatë ditës së nesërme dhe të hënën duke arritur në vende si Bulqiza apo Librazhdi në -20 deri -23 gradë Celsius.

Ndërkohë, gjatë të dielës,të hënë dhe të martës, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do të përballet me temperature ekstreme si -5 deri -6 gradë Celsius.

Në këto kushte, autoritetet shtetërore kanë kërkuar nga qytetarët që të marrin masa sa i përket qarkullimit me kujdes dhe me zinxhirë në rrugë; të mos lëvizin pa patur një arsye të fortë; të kujdesen që të mos ngrijë tubacioni i ujit të pijshëm, etj. Sa i përket makinave, kërkohet kontrolli i antifrizës si edhe i gomave për të lëvizur sa më sigurt në rrugë. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME