Categories Lajme

Vlorë, Orëndreqësja 75 vjeçare Liljana Gjergji e nisi këtë profesion që në moshën 17 vjeç

74 vjeç dhe pa syze optike, Liljana Gjergji vijon të riparojë të gjitha llojet e orëve në Vlorë. E ka nisur këtë profesion kur ishte vetëm 17 vjeç dhe nuk e ka lënë për asnjë çast.

Edhe kur I duhet të shkojë te fëmijët jashtë shtetit, qëndron atje vetëm një javë e mezi pret t’i kthehet punës. Mosha nuk është aspak problem për të ,ndërsa sytë janë fat sipas saj edhe pse prej 53 vitesh punon gjëra të imta që janë lodhje për syrin e kujtdo.

Liljana ende mban mend të gjitha llojet e orëve që ka ndrequr prej ditës së parë të punës ndërkohë që sipas saj dikur zotëronin orët mekanike të cilat kërkojnë më shumë punë dhe talent,ndërsa sot orët me bateri e kanë të thjeshtë riparimin.

74-vjeçarja thotë se të rinjtë rrijnë larg këtij zanati dhe më shumë dua të bën parukiere ose berberë. Pengu i orëndreqëses së vjetër është se edhe në familjen e saj asnjë nuk e trashëgoi këtë zanat,as nipi edhe pse është pa punë ndërsa ajo vijon të punojë ende.

Kështu duket se me të fundmit e këtij brezi orëndreqësish, në Vlorë orët do të hidhen  pasi nuk do të ketë më mjeshtra të riparimit të tyre. Top Ch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME