Categories Lajme

Kërcënohet aktorja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës

“Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese mes shumë atyre pozitive që ka marrë gruaja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi të pleqve në Pejë, Kaltrinë Zeneli. Por ajo nuk e ka mendjen te kërcënimet.

Zeneli në emisionin “SOT” të KTV-së ka treguar se brenga e saj është që nuk ka asnjë informatë se çfarë ka ndodhur me personin që ia ka dërguar videon.

“Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt’ ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. Për mua nuk çojnë peshë këto komente. E vetmja brengë është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di çka ka ndodh me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur.

Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh”, ka thënë ajo.“Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua”, shtoi Zeneli.

Megjithatë, aktorja tregoi se ka marrë edhe shumë komente pozitive, mes të tjerash siç thotë ajo, njerëz që janë të gatshëm të japin jetën për të, shkruan Koha. net.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME