Categories Lajme

VIDEO\ Kërcënoi me armë zjarri bashkëfshatarin pas konfliktit për pronën, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

Një 58-vjeçar me iniciale A.S. është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi gjatë konfliktit për pronën ka kërcënuar me armë zjarri bashkëfshatarin e tij.

Në momentin e arrestimit, policia i ka sekuestruar 58-vjeçarit një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selevec”.  Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 58-vjeçar që kanosi me armë zjarri pistoletë, bashkëfshatarin e tij, pas një konflikti për motive pronësie, në fshatin Panaja.  Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selevec”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. S., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Shtetasi A. S., gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi fishekësh.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME