Categories Lajme

Kërkesë për protesta? Basha në takimin me kandidatët

Në takimin me kandidatët për deputetë që kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi mbrëmjen e sotme ka pasur kërkesa dhe për protesta, pasi PS fitoi zgjedhjet, ndërkohë që rezultati nuk është pranuar nga opozita. Ka qenë Mark Marku, i cili e fitoi në fakt mandatin në Lezhë që ka kërkuar protesta. “Qytetarët janë lodhur me procedura ligjore, me këto të merren ekspertët. Ne duhet të protestojmë, që t’u tregojmë njerëzve që do e mbrojmë votën e tyre”, mësohet të ketë thënë Marku.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në përgjigje të kësaj, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se nuk është kjo koha për protesta, megjithëse për të është gjëja më e thjeshtë. Ai ka theksuar se prioritet është vetëdijësimi i njerëzve për atë që ka ndodhur me zgjedhjet e 25 prillit. “Gjëja më e thjeshtë për mua është të thërras protesta. Por po pas kësaj? Jo, sepse nuk është kjo koha. Prioriteti ynë është të vetëdijësojmë njerëzit për masakrën elektorale që edhe protesta të ketë kuptim”, citohet të ketë thënë kreu i PD Lulzim Basha.

Në takimin me kandidatët mungoi ish-kreu i PD Sali Berisha, e po ashtu edhe aleatët e PD-së, të cilët ishin në listat e demokratëve. Në përfundim të takimit me deputetët dhe kandidatët për deputetë, në selinë blu mbërriti kreu i PR Fatmir Mediu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME