Categories Lajme

Kërkohej në të gjithë Europën, shqiptari kapet në hotelin me 5 yje

Kishte mbërritur në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi për ditët e festive, duke u prezantuar në recepsion me një dokument fals, por nuk ka mjaftuar e gjithë kjo për t’i shpëtuar forcave të rëndit. Një shqiptar 32-vjecar, i dënuar dhe kërkuar prej kohësh, u kap ditën e djeshme nga policia, raportojnë mediat italiane. Nga hetimet doli e vërteta e gjeneraliteteve në dokumentet e identifikimit. Dyshimet kanë qenë të mëdha nga punonjësit e hotelit, që edhe pse pranuan dokumentin e identifikimit, lajmëruan menjëherë forcat e rendit.

32 vjeçari shqiptar, akuzohej për tr.afik dhe shp.ërndarje dr.oge edhe më parë, dhe ishte dëbuar nga shteti fqinj. Por nëpërmjet dokumenteve fals, kishte gjetur mënyrën për të hyrë sërish në Itali, dhe me jetë luksoze prej turisti. Forcat e rendit e shoqëruan në aeroportin e Fiumicinos, për ta kthyer në Shqipëri. Më pas do të denoncohet në prokurori për mashtrim me gjeneralitete false ndaj forcave të rendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME