Categories Lajme

Kërkohet karantinë e plotë për 2 javë në Shqipëri, Skënder Gjinushi ka propozuar që Shqipëria të shtrëngojë masat

Pas shpërthimit të rasteve me COVID, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka propozuar që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese për të paktën 2 javë.

Gjinushi deklaroi gjatë konferencës në Kuvend ”Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit” se Shqipëria për të përshpejtuar uljen e kurbës, që tashmë ka nisur në vendet e tjera, i duhet të paktën një periudhë 2 javore me kufizime. Nga ana tjetër ai thotë se Shqipëria aktualisht ka masa më të buta se në Europë.

“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.

Gramoz Ruçi tha se përballimi i kësaj sëmundje kërkon bashkëpunim dhe pjesëmarrje.

“Kuvendi dhe parlamentarët u përgatitën për koronavirusin. Tërmeti na kujtoi se ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga fenomenet e natyrës duhet të rregullohen. Përballimi i pasojave të tërmetit kërkonte lidership teknik. Përballimi i pandemisë është një sfidë shumë e madhe. Përballimi i pandemisë kërkon lidership, që kërkon bashkëpunim të qeverisë me qytetarët. Kërkuam nga qytetarët bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Pandemia ka shkaktuar pasoja ekonomike e sociale si dhe thellim të pabarazisë sociale”, tha Ruçi. Ndërkohë gjatë fjalës së tij Taulant Balla tha se Shqipëria mori masat e duhura për menaxhimin e kësaj situate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME